Ditën e sotme policia e Shtetit ka vënë në pranga Mondi Voga, 44-vjeçari nga Fushë Kruja.
Voga u arrestua në aksin Vorë-Krujë, teksa po udhëtonte në një automjet të blinduar, pa dokumentat përkatëse dhe me armë pa leje.
Voga ka mbajtur postin e kryesinpektorit të pyjeve në zonën e Fushë Krujës.
Voga ishte shpallur në kërkim nga policia në vitin 2018, në muajin korrik pasi akuzohej për dhunimin e avokatit Ilia Ilia.
Por, vetëm një vit pas kësaj ngjarjeje të rëndë, pamjet e të cilës bënë xhiro në media, Mondi Voga do të shfaqej publikisht krah ministrit Blendi Klosi.
Në denoncimin e dërguar në inboksin e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe të publikuar në faqen e Facebook-ut të ketij të fundit, do të shihej fotoja e Vogës.
Krah Klosit, kryeinspektori ndodhej në Krujë në kuadër të nismës së mbylljes së guroreve dhe furrave të gëlqeres, të cilat sipas qeverisë kishin shkatërruar pyjet dhe ambjentin në malin e Krujës./albeu.com/