Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ditën e sotme përpara se të shkonte në seancën plenare ka shpërthyer ashpër ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duke i quajtur fajtorë për situatën që ndodhen banorët e “5 Majt”. Berisha u ka dalë në mbrojtje protestuesve.
Lidhur me këtë situatë gazetari Sokol Balla ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministri Sali Berisha. Balla shkruan në Tëitter se pallati ku jeton sot Berisha ëshët ngritur mbi truallin e aktores së ndjerë Elida Cangonji, që sipas tij iu grabit nga gjykatat nën qeverisjen e PD.
Ja reagimi i plotë i Sokol Ballës:
Berisha: “Ndertuesit private e publike duhet te merren vesh me banoret”.
Pyetje: Sali, a e njeh Elida Cangonjin? Sot Ti banon jo thjesht ne pallatin e ngritur mbi shtepine qe iu grabit asaj nga ndertuesit e gjykata jote, por varrin e vdekjes se saj te parakohshme nga trishtimi!/albeu.com/
Berisha: “Ndertuesit private e publike duhet te merren vesh me banoret”. Pyetje: Sali, a e njeh Elida Cangonjin? Sot TI banon jo thjesht ne pallatin e ngritur mbi shtepine qe iu grabit asaj nga ndertuesit e gjykata jote, por varrin e vdekjes se saj te parakohshme nga trishtimi! pic.twitter.com/kXgkpIKGLO
— Sokol Balla (@sokolballa) January 27, 2022