Një gol i pabesueshëm është realizuar në Meksikë në ndeshjen mes Paçkukës dhe Pueblas e cila përfundoi me rezultatin 1-3 për miqtë.
Në minutën e 90+6′ ishte një goditje këndi për skuadrën e Paçukës dhe portieri Ustari kishte shkuar tek zona kundërshtare për të tentuar rastin e fundit të takimit.
Por në atë rast topi kaloi jashtë zone dhe lojtari i miqve Rejes ka goditur topin në më shumë se 80 metra duke realizuar një supergol në sekondat e fundit të sfidës.