Shembja e Teatrit, Meta takon sot opozitën

Presidenti Ilir Meta do të mbajë një takim ditën e sotme me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

Takimi ka nisur në orën 09:00 dhe poi zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku krijon mundësinë e distancimin social duke qenë se vendi është edhe në gjendje të fatkeqësisë natyrore nga COVID-19.

Në fokus të këtij takimi priten të jetë tema të aktualitet politik si Reforma Zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë, si dhe shembja e Teatrit për të cilën kreu i shtetit ka qenë kundër.

Meta më herët ka thënë se mbështet një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit.


Shtuar 21.05.2020 07:12