Qeveria shqiptare vendosi pezullimin e mësimit për 3 ditë në të gjitha shkollat e vendit, nga data 24-26 janar, për shkak të motit të ftohtë.
Ministria e Arsimit njofton se njëri nga prindërit mund të qëndrojë në shtëpi me fëmijët gjatë kësaj kohe që ata nuk do të frekuentojnë shkollat.
Të lidhura
None found
Ministria bën me dije se me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.
“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, njofton ministria./albeu.com/
