Pas Xavit, për situatën e Dembele ka folur edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany.
Sulmuesit e skadon kontrata në verë dhe ka refuzuar disa oferta ndaj Barcelona kërkon ta shesë në këtë merkato janari.
Alemany ka bërë me dijë se i kanë kërkuar francezit të largohet sa më parë të jetë e mundur.
“E kuptojmë që vendimi i Dembele është të mos vazhdojë dhe vendimi ynë është komunikuar për të. Duam lojtarë besnik dhe i kemi thënë që të largohet sa më parë të jetë e mundur”.
“Në gjashtë muaj kemi bërë disa oferta për Dembelen. Vendimi i trajnerit është i qartë”, deklaroi ai. r.t/albeu.com