Nga Klodian Tomorri:
Rindertimi eshte ndoshta programi publik me solidar qe eshte ndermarre ndonjehere ne Shqiperi. Eshte nje program ku qytetaret e nje vendi behen bashke dhe financojne 700 e ca milione euro apo ndoshta 1 miliarde (se shifrat aty prokurohen sipas qejfit dhe kane dale jashte cdo kufiri), per te ndihmuar bashkeqytetaret e tyre qe u goditen nga nje fatkeqesi natyrore. Eshte program i paprecedente. Nuk ka rast te dyte ne bote ku qytetaret te kene treguar solidaritet ne kete shkalle, nese e merr ne raport Prodhimin Kombetar.
Cfare ben qeveria? Solidaritetin e kthen ne represion. Keta jane qeveria e vetme ne bote qe mund ta bejne kete. Kane turrur xhandaret per te nxjerre me dajak familjet nga banesat e tyre ne lagjen 5 maji.
Ato familje, qe keta po i nxjerrin me force sot nga shtepite e tyre, kane kontribuar per rindertimin. Kane paguar nga taksat e tyre qe te ndihmonin familjet e prekura nga termeti te beheshin me shtepi. Por paskan paguar edhe te zezen e tyre.
Pse e ben qeveria kete? Cfare arsye ka qe ta ktheje nje program kaq solidar ne gjeme per qindra familje? Ben biznes. Gjithmone kjo eshte arsyeja.
Aty tek 5 maji jane prokuruar 62 milione dollare kontrata ne kuader te rindertimit nga Bashkia e Tiranes. Jane para te prokuruara me procedura ekstraligjore, me gare te cunguar. Fituesit e ketij lumi te madh parash jane oligarket me te medhenj te Shqiperise, kompani trafikantesh dhe kliente te qeverise.
Ndaj po u vene hurin njerezve keta duke i nxjerre me force nga shtepite . Duan te bejne biznes. Kane leke per te ndare neper llogari. Kjo eshte arsyeja. Gjithmone.