Nëse vuani nga rënia e flokëve këtë periudhë, përdorni këtë maskë natyrale

Të gjithëve na ndodh që në një moment të caktuar te jetës të na bien flokët, madje sipas ekspertëve të shëndetit është mëse normale që një njeri të humbë rreth 50 deri në 100 qime në ditë. Miliona njerëz vuajnë në periudha të ndryshme të jetës nga humbja e flokëve për arsye të ndryshme. Kur rënia e flokëve ndodh papritmas, ajo mund të jetë për shkak të ndonjë sëmundjeje, dietave drastike, ndryshimeve hormonale etj, gjendje të cilat shpeshherë priremi t’i harrojmë dhe mendojmë se rënia ndodh si pasojë e ujit apo keqpërdorimi i pajisjeve të tilla si tharësja ose piastra.

Maska e mëposhtme është një aleat i vërtetë kundër rënies së flokëve dhe rritjes së menjëhershme të tyre.

Përbërësit: 2 të kuqe veze, 2 lugë çaji mjaltë organik dhe dy lugë çaji vaj kastori. Shtoni në një enë dy të kuqet e vezëve dhe vajin e kastorit dhe trazojini me ndihmën e një piruni. Më pas shtoni mjaltin dhe vazhdoni përizerjen derisa mjalti të hollohet dhe shkrihet me dy përbërësit e tjerë. Me ndihmën e një furçe flokësh lyeni zonat ku keni rënie ose gjithë kokën dhe mbështilleni me qese për 2-4 orë. Pasi të ketë kaluar ky minutazh, masazhoni skalpin dhe lani flokë si zakonisht. Përdoreni këtë tonik një ose dy herë në javë dhe të vëreni rezultate të mahnitshme.


Shtuar 12.04.2021 10:59