Inter fitoi dje Superkupën e Italisë në minutën e 120-të me golin e Sanchez.
Në momentin e golit ndodhi një moment i shëmtuar midis Bonuccit dhe një anëtari të stafit të Inter-it.
Bonucci ishte duke pritur të futej në fushën e lojës vetëm për të goditur penalltinë por Sanchez i prishi planet me golin e shënuar në “frymën e fundit”.
Anëtari i stafit të Inter-it ishte pranë Bonuccit dhe filloi të festonte për golin e fitores. Veterani i Juves nuk e priti mirë dhe filloi të debatonte me të pa arsye.
Mbrojtësi italian pati një përplasje verbale me të duke e shtyrë dhe duke hedhur fjalë mbi të. / h.ll/albeu.com