Para dy netësh Kryesia e Partisë Demokratike firmosi përjashtimin e disa deputetëve.
Por në listën e të përjashtuarve dhe të të pezulluarve është fakti se mungojnë 4 deputetë që kanë mbështetur prej fillimit ish kryeministrin Berisha.
Të lidhura
None found
Bujar Leskaj, Luciano Boçi, Sorina Koti dhe Isuf Celaj kanë dale në krah të Berishës, por nuk janë në listën e të pezulluarve.
Leskaj ka qene në takimet e Berishës në Vlorë, ndonëse për mediat është rezervuar të përfshihet ne debatin mes Bashës dhe Berishës.
Luciano Boçi, i cili ishte i vetmi që e theu pragun në Elbasan dhe mori mandatin e deputetit me mbi 10 mijë vota personale, ka dalë publikisht me Berishën në foltoren e Elbasanit.
Më pak të pranishëm në media kanë qenë deputeti i Kukesit, Isuf Cela dhe ajo e Korçës, Sorina koti, por që nuk janë munguar më Foltoret në zonat e tyre elektorale.
Mesa-duket Basha u ka dhënë edhe një mundësi përmes “amnistisë” që këta deputetë të reflektojnë e të kthehen te ai./albeu.com/
