Berisha bën denoncimin e fortë: Florenc Hoxha ka parcela me kanabis në Devoll

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ” në ABC. Berisha ka thënë se Florenc Hoxha ka parcela me kanabis në një fshat në Devoll.

“Ka përtej tyre që mbahen skllevër nga këta mercenarë që janë në selinë e PD-së ka të tjerë që janë të lidhur me krimin në Lulzim Bashën. Numri i tyre ishin 25-30 vetë nuk kishte më shumë, ata janë shkëputur dhe prej disa kohësh jetojnë në bunker. Ka brenda një ish–kryepolic bashkiak që është i lidhur me botën e trafiqeve, Florenc Hoxha ai është komandanti i Lulzim Bashës. Florenc Hoxha ka parcela me kanabis në një fshat në Devoll, aty në atë fshat nuk ka asnjë banor të zonës por ka marrë vetëm disa njerëz nga Fushë-Kruja”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 11.01.2022 19:41