Sërish tërmet në Greqi, lëkundjet e forta ndjehen dhe në Korçë

Një tjetër tërmet i fortë është regjistruar këtë pasdite në Greqi, në Follorinë. Lëkundjet mësohet se janë ndjerë dhe në Korçë.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.3 të shkallës rihter, ka qenë 11 km në veriperëndim të Follorinës, ndërsa thellësia ka qenë 10 km.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se para dy ditësh, mbrëmjen e së dielës, Follorina u godit nga një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet e tij u ndjenë në disa zona në Shqipëri, përfshirë këtu edhe Tiranën./albeu.com

 

 


Shtuar 11.01.2022 16:38