Yndyrë e lartë në gjak? Mjekja nutricioniste tregon ushqimet që duhet të shmangni

Mjekja nutricioniste, Albana Daka ka dhënë disa këshilla lidhur me yndyrën e lartë në gjak.

Ajo u shpreh ushqimet që duhet të shmangen për luftuar yndyrën në gjak janë mishi i kuq, bulmetrat dhe padyshim alkooli.

Daka rekomandoi përdorimin e perimeve, frutave dhe aktivitetin fizik.

“Ushqimet që japin një efekt për yndyrën në gjak apo konsumimi i alkoolit, pasi ai kur futet në organizëm shndërrohet në yndyrna. Padyshim ne i konsultojmë që të ulin konsumin në mishin e kuq dhe bulmetrat. Nëse dikur ndodhte që dominonin këto lloj ushqimesh, sot pjata traducionale është e ndarë në katër pjesë me perime, fruta dhe një pjesë kanë edhe bulmetrat sigurisht. Normalisht që edhe ecja ndihmon në uljen e yndyrërave. Prandaj unë rekomandoj ecjen, pra aktivititin fizik”.

Më tej, mjekja theksoi se moshat më të prekura kryesisht nga yndyrërat në gjak, tek meshkujt 30-35 vjeç ndërsa te femrat bëhet fjalë për moshën e mesme.

“Kryesisht në moshat e reja për yndyrërat në gjak dominojnë meshkujt, ndërsat femrat moshës së mesme mbi 40-vjeç femrat. Meshkujt fillojnë nga 30-35 vjeç”.


Shtuar 11.01.2022 15:43