Erdogan fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, zbulohet data

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të marrë pjesë në seancën e parë plenare të këtij viti në Shqipëri.

Seanca e parë parlamentare në këtë sesion të ri do të zhvillohet në datën 17 Janar në orën 17:00 dhe mësohet se Erdogan do të jetë në vendin tonë në një vizitë zyrtare atë ditë.

Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë përfunduar./albeu.com/