Ish-kryeministri Berisha po mban një konferencë për shtyp për të bërë bilancet e arritjeve të protestës së thirrur prej tij, e cila fatkeqësisht përshkallëzoi në dhunë.
Berisha tha se sot u përjetua qëndresa e madhe e demokratëve dhe se ata u konfirmuan si opozita e vetme në vend.
Ai shtoi se protestuesit arritën të hapin dyert e blinduara, por ishte gazi ai që u hapi punë dhe nuk arritën ta çonin deri në fund misionin e tyre.
“Përjetuam një betejë për të qendruar opozita e vërtetë e shqiptarëve, të vendosur për të mbrojtur pluralizmit politik në Shqipëri, si edhe për t’u përballur me binonim Rama-Basha”, tha Berisha duke këmbëngulur se protesta e sotme ishte paqësore.
Berisha tha se pasi nuk e mbajti dot selinë me personat që kishte brenda, thirri sipas skenarit të parapërgatitur për ndihmë narkopolicinë, të cilët ndërmorën një terror të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore.
Ish-kryeministri tha se protesta kishte detyrë që të hapte dyert e blinduara nga Basha, por sipas tij nuk pritej që të përballeshin me të tilla skena./albeu.com/