Donnarumma larg Milanit? Këto janë fjalët e Piolit

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka folur për munësinë e rinovimit të Donnarummas.

Gianluigi Donnarumma ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Milanin, dhe problem thuhet të jetë paraja.

Milan është duke ofruar tetë milionë euro, por agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka bërë të ditur që nuk do të pranohej një ofertë nën 10 milionë.

“Rossonerët” nuk duan ta rrisin ofertën e tyre, si duket edhe Donnarumma është i gatshëm ta pranojë, por sipas mediave italiane, problem mbetet Raiola, i cili ka interes personal në marrëveshje.

Pioli u ndal të flasë për situatën me portierin italian pas ndeshjes me Parman.

“Donnarumma është më i ri se djemtë e mi, unë jam një gjysh i lumtur”, tha ai.

“Do ta këshilloja të qëndronte në Milan sepse është një skuadër e madhe dhe jemi duke punuar në një projekt që ka për qëllim trofetë”, tha Pioli.

Pioli me sa duket u nervozua paksa nga pyetjet e gazetarëve.

“Ju mi bëni pyetjet dhe në fund nuk i ndëgjoni përgjigjet, duhet gjithmonë të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, jo për gjërat që thoni ju”, përfundoi Stefano Pioli


Shtuar 11.04.2021 11:25