Grupi i Kumanovës, 8 i plotësojnë kushtet për Strasburg (VIDEO)

Vetëm 8 nga gjithsej 33 të dënuar për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë plotësojnë kushtet juridike që lënda e tyre të shkojë në Gjykatën e Strasburgut. Avokati, Naser Raufi, thotë se për pjesën tjetër duhet pritur disa procedura juridike që më pas çështja të mund të çohet në Strasburg.

“Afati i vendosjes është me të vërtetë non-sens i Supremes për këtë mjet juridik të çrregullt është mes 2 deri 4 vjet. Ka kaluar më shumë se 1 vit që e kemi parashtruar dhe d.m.th. këto të dënuar që e kanë pasur të plotfuqishme me vetë Apelin, që nuk kanë pasur burg të përjetshëm tani po e presin këtë mjet juridik të çrregullt që të kenë parakushtin, të drejtën që të aplikojnë të Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg”, tha avokati Naser Raufi.

Të lidhura

None found

Raufi planifikon që nga e hëna të takohet me të dënuarit e grupit të Kumanovës dhe të vendosin edhe për çështjen e transferimit të disa prej tyre në Kosovë. Edhe pse Raufi thekson se disa prej të dënuarve janë kundër transferimit në Kosovë.

“Unë si avokat i 8 shtetasve të Kosovës, deri tani dy prej tyre për të cilët edhe vlen transferimi, refuzojnë të transferohen me shpjegimin që me atë veprim ato faktikisht e pranojnë akuzën që ato janë terroristë dhe kanë kryer vepra terroriste”, u shpreh Naser Raufi – avokat.

Ndërsa sipas avokatit Raufi, vendimi i Gjykatës Supreme që të mos ketë rigjykim për grupin e Kumanovës nuk është i arsyetuar.

“Nuk ka një fjali  që e arsyeton këtë aktgjykim që praktikisht refuzon ankesat e palës mbrojtëse dhe të dënuarve, që unë të mund të komentoj se cila është arsyeja se përse nuk ka rigjykim. Praktikisht vet Supremja nuk e shpjegon pse?  Provat që i propozuar pala mbrojtëse që janë më shumë se 200 nuk i ka pranuar dhe nuk ka asnjë arsyetim përse nuk janë pranuar ankesat”, shtoi avokati Naser Raufi.

Më 2 janar Gjykata Supreme vendosi që të mos ketë gjykim të ri për lëndën “Lagja e Trimave” apo siç njihet edhe si Rasti i Kumanovës, duke i vlerësuar si të pabaza ankesat e të akuzuarve. Më 2 nëntor të vitit 2017 Gjykata Themelore e Shkupit i ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Për veprën terrorizëm janë dënuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 8 me burg të përjetshëm.


Shtuar më 6.01.2022 18:40

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş