Rama e nis vitin e ri me “dhurata” të majme, i jep “Salillarit” miliona euro

Qeveria e ka nisur vitin e ri 2022 duke i dhënë kompnisë “Salillari” 8 milionë euro, dhe në datën 5 janar, Thesari Shtetit bëri 14 transferta. Ndërsa nga Ministria e  Financave është operuar shpejt për t’i dorëzuar kompanisë Salillari milionat e eurove.

Transfertat e kryera shumica prej Autoriteti Rrugor Shqiptar, me tetë të tilla, për një shumë totale prej 8 miliardë lekë të vjetra. Ndërsa pjesa tjetër e parave, rreth 1 miliard lekë të vjetra, i është dorëzuar “Salillarit” nga Bashkitë e Finiqit dhe Vorës.

Këto veprime financiare vijnë në të njëjtën ditë kur Rama, përmes një komunikimi live paralajmëroi  sërish biznesin me gjoba dhe ndjekje penale, pas rrjedhës së listave të pagave të qytetarëve ku vërehej shkelje në deklarime.

Megjithatë, Rama dhe kabineti i tij vazhdojnë ta lëshojnë dorën për kompanitë private që janë thuajse gjithmonë të njëjtat që fitojnë tenderat. Me kokëfortësi, Rama ka deklaruar gjithashtu se do të vazhdojë të paguajë miliona lekë për kompaninë e Klodian Zotos, edhe pse ky i fundit është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.


Shtuar 6.01.2022 13:29