Real Madridi është i interesuar ta transferojë sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas Sky Sport Germany.
23-vjeçari nënshkroi kontratë të re me liderin aktual të Bundesligës në gusht të vitit 2019 dhe ka kontratë në Leipzig deri më 2023, transmeton Gazeta Express.
Të lidhura
None found
Vitin e kaluar, drejtori sportiv i Leipzigut, Markus Krosche, tha se Werner nuk do të largohet nga klubi në të ardhmen e afërt, përkundër interesimit nga Liverpooli dhe Manchester Unitedi.
“Timo sapo e ka rinovuar kontratën me ne dhe ne nuk e kemi në mendje ta lëshojmë atë të largohet”, kishte thënë Krosche për Bild në nëntor të 2019-tës.
Werner i ka 18 gola dhe gjashtë asiste në 17 ndeshjet e zhvilluara në ligën elitare gjermane të futbollit këtë sezon.
