Gjendet një grua e pajetë në Rrugën e Kavajës në Tiranë

Gjendet e pajetë një grua e moshës 72-vjeçare në ‘Rrugën e Kavajës’ në Tiranë. Ajo ishte duke udhëtuar gjatë kohës që ka ndërruar jetë.

Sipas policisë e reja dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 17:25, në rrugën e “Kavajës”, në mjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. K, ka ndërruar jetë pasagjerja shtetasja L. R., rreth 72 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 4.01.2022 18:41