Andre Onana ka kompletuar me sukses testet mjekësore te Interi.
Portieri kamerunas do t’i bashkohet skuadrës italiane si agjent i lirë.
Sipas asaj që raporton SkySports, gardiani tashmë ka kompletuar testet mjekësore dhe prezantimi do të bëhet pak çaste më vonë.
Onana nuk do t’i bashkohet kampionit të Serie A në këtë afat, pasi ende është nën kontratë me Ajaxin.
Por, me të përfunduar ky edicion, kamerunasi do të veshë fanellën e Interit, duke luajtur nga edicionin 2022/23.
Onana pritet të jetë zgjedhja e parë e Interit, pasi Samir Handanovic është në perëndim të karrierës.