Gazetari Artan Hoxha deklaroi se në Shqipëri ka laborator të përpunimit të drogës dhe nga Kolumbia vjen drogë në formë pureje e futur brenda lëndës së parë që përdoret në industrinë ushqimore.
“Nga Kolumbia kemi një tjetër, besoj do ta bëjmë emision më vetë, sjellim pastë. Do të thotë që kemi laboratorin këtu brenda dhe përpunohet këtu brenda . E mban mend laboratorin e Xibrakës? Vinte e tretur në tesha, kurse kjo që them unë vjen në formë pureje e future brenda lëndës së parë që përdoret në industrinë ushqimore dhe vjen nga Kolumbia”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.
Gazetari u ndal po ashtu te sekuestrimi i 119 kg kokainë që u kap pak ditë më parë brenda një kamioni i cili kishte mbërritur nga Italia në Portin e Durrësit. Sipas Artan Hoxhës brenda konteinerit ka patur 1925 kilogramë kokainë, por një pjesë e ngarkesës është hequr.
“Në ngarkesë mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton. 106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na trego që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë. Kush e çon konteinerin te skaneri? E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastraj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, -tha Artan Hoxha.