Një shqiptar është arratisur nga burgu i Vercellit në Itali në natën e Vitit të Ri.
Sipas burimeve nga mediat italiane, bëhet me dije se shqiptari i burgosur për grabitje në disa vila, përdori çarçafë për të ikur nga kati i katërt, pasi kishte sharruar hekurat.
Bashkëpunëtorët e prisnin jashtë dhe mundën ta largojnë. Ndërkohë shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua nga policia pasi dyshohet se theu krahun teksa u hodh nga çarçafët.
Ndërkohë efektivët e policisë italiane janë vënë në ndjekje të shqiptarit, pasi rasti në fjalë ka bërë bujë në vendin fqinj./albeu.com/