Sipas “Republica”, Juventus është gati të sakrifikojë mbrojtësin De Ligt për të sjellë në Torino sulmuesin serb, Vlahoviç.
“Zonja e vjetër” është e gatshmë të shesë mbrojtësin holandez për një shumë minimale 60 milion euro. Nëse shitja e De Ligt arrihet pa vështirësi, paratë e fituara do të shpenzoheshin për të arritur transferimin e sulmuesit të Fiorentinës.
Gjithashtu, largimi i De Ligt do të sillte tek Juventus mbrojtësin e Milan-it, Romagnoli.
Ndërsa paga e holandezit do të shërbente për të plotësuar kërkesat e Pogbasë për pagën, i cili do të jetë i lirë të komunikojë me çdo ekip të mundshëm pas një jave./ h.ll/albeu.com