Trafikoi 2.5 tonë kanabis, gjykata “fundos” nënkomisarin e Fierit! 17 vite burgim

Gjykata e Posaçme dënoi me 17 vite burg nënkomisarin e Fierit, Festim Lelaj, i akuzuar për trafik lëndësh narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai po gjykohej për rastin e trafikut të 2.5 tonëve kanabis, të kapur në portin e Durrësit vite më parë, ndërsa ndodhet në hetim edhe për dosjen “Shpirti”.

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse ai do e apelojë apo jo vendimin./albeu.com/


Shtuar 28.12.2021 11:18