Xavi Hernandez vijon të sundojë në Katar prej disa kohësh si trajneri i ekipit të Al-Sadd. Këta të fundit kanë mbyllur sezonin si kampionë të padiskutueshëm, duke vendosur rekorde vërtet të frikshme.
Al-Sadd ishte i pamposhtur në 22 ndeshjet e kampionatit, duke koleksionuar 19 fitore dhe vetëm 3 barazime. Plot 77 gola të shënuar (më shumë se 3 për ndeshje) nga ekipi i Xavit dhe vetëm 14 të pësuar (më pak se 1 gol për ndeshje).
Diferenca me vendin e dytë të Al Duhail ishte plot 13 pikë, ndërsa golashënuesi më i mirë u shpall Bounedjah, i cili konfirmohet si makineri golash, me plot 21 gola dhe 6 asiste në 19 ndeshje të luajtura në kampionat.