Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit Can Karriqi në Kamëz. Burime bëjnë me dije se në makinë e djegur që u gjet në zonën e Institutit, që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes, është gjetur një armë zjarri tip kallashnikov.
Kujtomë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20:00. Në rrethana ende të paqarta, 35-vjeçari është gjetur i qëlluar në makinën me targa të huaja.
Pak pas ngjarjes në Institut u gjet një makinë tip “Audi” e djegur.
Në lidhje me këtë ngjarje autorët e dyshuar janë dy, njëri personi që qëlloi mbi Karriqin dhe tjetri ka drejtuar makinën./albeu.com