Hector Herrera është gjithnjë e më larg Atletico Madrid-it.
Mesfushori meksikan nuk ka hapsira në formacionin titullar të Simeones. 31-vjeçari ka grumbulluar këtë sezon vetëm 301 minuta me fanellën e colchoneros.
Pas tij është vënë Roma e Mourinhos. Tekniku portugez e pëlqen lojtarin dhe po mendon ta sjellë në Romë në janar edhe pse kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor 2022.
Sipas asaj që raporton “A Bola”, meksikani mund të zgjedhë ekipin kryeqytetas si destinacionin e tij të ardhshëm./ h.ll/albeu.com