Në Shqipëri është konfirmuar varianti Omicron. Lajmin e ka konfirmuar Mira Rakacolli në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke thënë se janë konfirmuar dy raste.
Prania e Omicron është konfirmuar pas dërgimit të mostrave në Gjermani.
“Siç jeni në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Varianti i Sars Cov 2. Është konfirmuar Omicron në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani. Si jeni në dijeni situata paraqitet e qëndrueshme edhe në dy javët e fundit. Indikatorët”, tha Rakacolli.