EMRI/ I dënuar me 3 vjet burg, kapet në Kurbin 31-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Spartak Hoxha (Rica) në Kurbin, i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit të shkuar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Policia e Kurbinit, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur që në lagjen nr. 5 Laç, të kapet dhe të ndalohet shtetasi:

Spartak Hoxha (Rica), 31 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 10:20