Berisha nis konferencën dhe sulmon Ramën: Me urdhërin tënd mbajte në qeli fëmijë 15-vjeçarë dhe burra 80-vjeçarë

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës, gjatë fjalës së tij në konferencën për media të mbajtur në selinë e Partisë Demokratike.

Berisha është shprehur se protesta ishte tërësisht paqësore dhe në mbrojtje të interesit kombëtar, por sipas tij, narkopolicët me urdhër të Ramës janë munduar të ndalin lëvizjen pacifiste.

Sipas Berishës, janë mbajtur në qeli padrejtësisht për orë të tëra, burra 80 vjeçar dhe fëmijë 15 vjeçar.

“Me urdhër të Edi Ramës janë mbajtur në qeli padrejtësisht fëmijë 15 vjeçar dhe burra 80 vjeçar”, u shpreh Berisha./albeu.com/