Ngricat në rrugë, ARRSH apel drejtuesve: Tregoni kujdes gjatë udhëtimit

Ditët e fundit moti në vend ka qenë i kthjellët, por i ndikuar nga masa ajrore të ftohta duke bërë që temperaturat të zbresin nën zero.

Për shkak të këtyre kushteve meteorologjikë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një apel në Facebook për drejtuesit e mjeteve.

ARRSH u kërkon shoferëve të tregojnë kujdes kur udhëtojnë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën pasi mund të ketë në disa akse ngrica.

“Temperatura të ulëta kanë përshkuar vendin gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në zonat malore temperaturat kanë arritur deri në -8 °C.

Është bërë trajtimi i vazhdueshëm me kripë për të evituar ngricat

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 11:50