Onana dhe Interi, javën e ardhshme agjenti në Milano për të depozituar detajet e marrëveshjes

Dje portieri kamerunian André Onana ka thyer heshtjen dhe ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën me Ajax-in, e cila skadon në qershor. “Unë vazhdoj të jem në kontakt me Barçën, kam një marrëdhënie të mirë me ta që kur jam larguar.

Ajo mbetet shtëpia ime, ne kemi qëndruar në kontakt. Nëse është opsioni im i parë? Po, është. Është shtëpia ime, unë u rrit atje. Nëse Barcelona është atje, atëherë do të jetë Barcelona.”

Por Interi mbetet në pole
Pavarësisht fjalëve të personit në fjalë, Interi ndihet i fortë nga një marrëveshje në parim e arritur tashmë me Onanën.

Dhe javën e ardhshme, shkruan ‘Tuttosport’, agjenti i tij do të jetë në Milano pikërisht për të takuar Interin dhe për të depozituar detajet e kontratës që do të hyjë në fuqi nga vera e ardhshme./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.12.2021 13:20