Partia Demokratike kallëzoi në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për falsifikimin e vulës së PD, deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli.
Sot Basha, gjatë konferencës për shtyp, tha se pesë të kallëzuarit do të mbajnë përgjigje dhe se do të përgjigjen para SPAK.
“Ata të pestë që kanë marrë përsipër të shkelin mbi demokratët duke falsifikuar simbolet e demokratëve në funksion të një personi të shpallur “non grata” nga SHBA, ata persona që kanë bërë këtë janë kallëzuar në SPAK dhe do të përgjigjen” tha ai.
Ai zbuloi edhe çfarë i tha pak javë më parë njëri nga 10 zyrtarët e shkarkuar dje. “O kryetar të themi atë që është, 60% e këtyre që kanë firmosur nuk e dinë, ata 40% e dinë, por janë kundër, nuk kanë për të ardhur. Ky person, edhe ai është i shkarkuar nga kryesia. Por e tha një të vërtetë të madhe” tha ai.
Por ish-kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi iu përgjigj duke e cilësuar turp të madh. “E kam drejtpërdrejtë me Bashën, nëse një fije floku i cenohet një të riu do ta bëjmë transparente gjithçka. I bëj thirrje të tërhiqet menjëherë nga ky degradim. I shërben atij të ruajë dinjitetin e tij që është ende i ri në moshë, por me mentalitet, kaluar sovjetikëve.
Turp më të madh nuk mund të kishte. Kam padi nga Erion Veliaj, inceneratorët, drejtuesit e OSHEE-së, por të vinte edhe një padi nga ish-sekretari i përgjithshëm pse kam respektuar delegatët e forcës sime, edhe kjo i mungonte tallavasë së vulës. Por durim, referendumi po afron” tha Basha./albeu.com