Vjosa del nga shtrati, përmbytet zona e pazarit të vjetër në Novoselë (VIDEO)

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës së sotme, lumi Vjosa është fryrë dhe për pasojë ka dalë nga shtrati.

Aktualisht niveli ne urën e Mifolit në Novoselë ka shkuar në 6,9 metra.

Nga vërshimi i ujit është përmbytur zona e pazarit të vjetër në zonën e Novoselës./albeu.com


Shtuar 11.12.2021 14:17