Ferizaj del nga karantina pas 21 ditësh

Komuna e Ferizajt ka dalë nga karantina.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Të lidhura

None found

Ai ka thënë se vendimi është marrë me rekomandim të ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Ferizaj doli nga karantina, kujdesi duhet të vazhdoj!

Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufinjtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës.

Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn. Kryeqyteti ekonomik i Kosovës – Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus.

Karantina u hoq, kujdesi duhet të vazhdoj, paçim shëndetin bashkëqytetarë!.


Shtuar 2.05.2020 17:50