Rama: Kadastra nuk do të ekzistojë më si sportel, titulli i pronësisë do t’ju vijë në telefon

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka bërë me dije se Kadastra nuk do të ekzistojë më si sportel dhe të gjitha shërbimet që sot do të kryhen online.

Sipas Ramës, titulli i pronësisë tashmë do të vijë në telefon.

“Kadastra do mbyllet si sportel për të aplikuar që të heqim dhe sekserët. Po bëjmë, i kemi dhënë shtysë të re, procesit të digjitalizimit të plotë të kadastrës që brenda këtij mandati titulli i pronësisë të të vijë në telefon. Është e mundur të mos shkohet fare në kadastër për të aplikuar, sportelet e kadastrës do mbyllen. I bëjmë këto takime për t’i thënë shqiptarëve që keni një Shqipëri të re. Qytetarët për të marrë një shërbim kanë qenë të detyruar që të shkojnë në zyra të tjera për të marrë dosjen, shkojnë kërkohen shumë letra, për të marrë një dokument duhet të bësh 10 radhë, kjo nuk do ekzistojë më, ti do bësh vetëm aplikimin, dhe të gjitha letrat që ti deri më sot  i merr ti nëpër zyra do i siguroi vetë zyra ku t’i aplikon. Nuk do kesh më nevojë të çosh dëshmi penaliteti. Të gjithë ata që rrinë nëpër sportele duke parë nga xhepat, nuk do shohin më njeri dhe aty te ekrani i kompjuterit do punojnë për çdo njeri”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 12:54