Simon Kjaer, i operuar së fundmi për një dëmtim të ligamentit të gjurit, me siguri do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, kështu që AC Milan do të shkojë në tregun e merkatos së dimrit në kërkim të një mbrojtësi që do të plotësojë mungesën e danezit.
Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, emrat e menaxhuar nga drejtoria sportive Rossonera janë ata të Gleison Bremer, lojtar i Torinos dhe Sven Botman, aktualisht në Lille .
Brazilianit të skuadrës franceze i përfundon kontrata në vitin 2023, dhe klubi nuk ka ndërmend ta lejë të lirë pa 40 milion euro. /albeu.com
#ACMilan‘s main targets as Simon #Kjaer‘s replacement are Gleison #Bremer (Torino) and Sven #Botman (Lille). #transfers #LOSC https://t.co/GhlooD2zee
— Nicolò Schira (@NicoSchira) December 8, 2021