Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka dalë në konferencë për mediat për të folur në lidhje me kontrollorët e trafikut ajror në Rinas të cilët janë në grevë të lajmëruar 24 orë më parë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ushtria kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit pasditen e kësaj të mërkure, 7 prill, pas grevës së kontrollorëve.
Hapësira ajrore shqiptare u mbyll të mërkurën e 7 prill pasi kontrrollorët e trafikut firmosën kontratën e paaftësisë në punë duke sjellë dhe pezullimin e fluturimeve nga Rinasi.
Fjala e Ballukut:
Duhet t’i paguajën haraccin dhe t’i japin 4400 dollarë edhe kur nuk punojnë. Kompabnia e cila fatkeqësisht për kontrollorët, por fatmirësisht për Republikën e Shqipërisë nuk i ka rënë nëë qafë shtetit. 40% e kostove operacionale, vijën vetëm prej pagave ekstravagante që ka kjo kompani. 2490 dollarë paguhen kontrollorët.
E them dhe e theksoj, nuk janë të gjithë kontrolloret shqiptarë tregtarë. Fatkeqësisht një pjesë e tyre janë kapur nga politika. Sot një ccetë e ka marrë dhe e ka bërë placckë. Të këshilluar nga mjeshtërat e politikës qëndrojnë në ndërtesë që të mos quhet braktisje e vendit të punës. Braktisja e vendit të punës është dëshmitare e gjithë Shqipëria dhe nuk do t’iu ndihmojë dot askush kur të vendoseni para ligjit.
Detyra juaj është të operoni trafikun ajror të Republikës së Shqipërisë. Ju nuk po e kryeni detyrën tuaj. Nuk jeni në detyrë, e keni braktisur detyrën. Ligjshmëria e veprimeve tua ka rënë dje. Fletë të shkruara si zotëria i stresuar për shkak se nuk merr 4400 dollarë por 2490 dollarë për 17 ditë punë në javë. Nëse një familje me 4 persona mbahet apo jo me kaq para.
Nga ky moment për shkak të sigurisë së Republikës së Shqipërisë, duke qenë se kontrollët e trafikur ajror kanë vendosur të mos bëjnë detyrën. Të gjithë ata persona që nuk operojnë. Të gjithë këta persona që nuk kryejnë detyrën do të largohen nga kjo godinë duke fiolluar nga ky moment.
Vijon…/albeu.com/