Sampdoria nëse kryen një tjetër humbje, ka gati ish-lojtarin e Inter-it për stolin

Në rastin e një tjetër humbjeje të Sampdorias, presidenti i klubit Massimo Ferrero do të vendosë shkarkimin e teknikut aktual D’Aversa.

Sipas “CorrieredelloSport”, emri i parë në listën e klubit italian është ish-lojtari i Inter-it, Dejan Stankoviç. Serbi aktualisht është duke udhëhequr ekipin e “yllit të kuq” por në rastin e një kërkese për të drejtuar klubin e Sampdorias, ai është gati të ndërpresë kontratën me klubin aktual e të kalojë në Itali.

Drejtuesit e Sampdorias janë optimist pasi Stankoviç ka familjen në Milano dhe mundësia që ai të pranojë një ofertë nga Ferrero është shumë e madhe./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.12.2021 10:28