Një 61-vjeçar në Vlorë është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 01.12.2021, rreth orës 17:00 , shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com