Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër vetëm pak minuta më parë.
Një përplasje me armë zjarri ku dyshohet se ka mbetur i plagosur një person ka ndodhur në afërsi të urës së re të Bunës.
I plagosuri është identifikuar si Gëzim Bici, 50 vjeç.
I riu ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion, për shkak të plagëve të marra në qafë dhe dorë.
Rrethanat e plagosjes nuk dihen ende, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. /albeu.com/