Ul ndjeshëm rrezikun e kancerit në mushkëri, duhanpirësit duhet ta hanë sa më shumë këtë perime

Duhanpirësit dhe ata që e kanë lënë duhanin, por që ende kanë nikotinë në sistemin e tyre, nëse hanë shumë brokoli dhe perime të tjera të familjes kruçifere, mund të kenë më pak gjasa se duhanpirësit e tjerë të zhvillojnë kancer të mushkërive.

Studiuesit në Institutin e Kancerit Rosëell Park në Buffalo, N.Y. , pas hulumtimeve, dolën në këtë konkluzion të cilin e bënë publik në Uashington, DC në një takim të Shoqatës Amerikane të Kërkimit të Kancerit mbi parandalimin e kancerit.

“Gjëja e parë që duhet bërë është të lini duhanin”, sepse kjo është “absolutisht gjëja më e mirë për të bërë për të zvogëluar rrezikun” e zhvillimit të kancerit të mushkërive, thotë studiuesi Li Tang, PhD, ËebMD.

Përveç lënies së duhanit, Tang u rekomandon duhanpirësve dhe ish-duhanpirësve të hanë më shumë perime si brokoli, lulelakra, lakra, lakra jeshile, rrepa, pazi– veçanërisht në formën e tyre të papërpunuar.

Tang paralajmëron se “asgjë nuk funksionon si një lëng magjik” i garantuar për të parandaluar kancerin e mushkërive, por të ngrëniet sa më shumë perime ka efekte shumë pozitive.


Shtuar 30.11.2021 16:18