Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën pasi u arrestua me armë pranë Selisë së PS në Tiranë.
Gjuta është dënuar për armëmbajtje pa leje.
Kujtojmë se Gjuta është kapur pranë zonës së “Dollarit” në kryeqytet më 10 shkurt të vitit që lamë pas, ndërkohë që kisht pistoletë me vete.
Arrestimi i Vladimir Gjutës është bërë fillimisht nga efektivët e komisariati nr.3 ndërsa këta të fundit kanë kërkuar edhe përforcimin e gardës pranë Selisë së Partisë Socialiste. Pas arrestimit Gjuta është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Para se të arrestohej për armëmbajtje pa leje, Gjuta kishte vetëm disa ditë që kishte dalë nga paraburgimi, pasi më 4 janar të 2020, pasi Gjuta kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij.
Gjuta njihet edhe për kanosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në farmacinë e babait të tij, Bashkim Tahirit.