Skuadra verilindore do të kërkojë me çdo kusht fitoren, duke parë se Tirana është ndalur në barazim dje ndaj Skënderbeut dhe në rast triumfi të Kukësit atëherë diferenca në kreun e klasifikimit do të ngushtohej në -1 pikë.
Rrogozhinasit kërkojnë tre pikët e kthesës, për t’i dhënë fund rezultateve negative.
FORMACIONET ZYRTARE –
KUKËSI – Tafas; Ndreca, Lulaj, Hilaj, De Lukas, Sh. Taipi, Domi, Gj. Taipi, Milunoviç, E. Basha, Puntus. Trajner: Diego Longo.
EGNATIA – Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Teqja, Krivanjeva, Imeri, Iseni, Allmuça, Telushi, Xhekson, Cyrbja. Trajner: Gugash Magani.