Manchester United është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ralf Rangnick për të marrë drejtimin e skuadrës deri në fundin e sezonit.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë në kërkim të një trajneri të ri pas vendimit për të shkarkuar Ole Gunnar Solskjaer , norvegjezi që mbikëqyr një seri të zymtë rezultatesh që pa pesë humbje nga shtatë ndeshje në kampionat.
Nga ana tjetër, nëse pozicioni i ri i Rangnick konfirmohet, ai do të këtë një detyre të madhe për ta kthyer Unitedin në garën për titull.
Gjithashtu mësohet se kontrata e tij më United përmban gjithashtu emërimin si drejtor sportiv të tij për dy vite pas përfundimit të këtij sezoni.
Rangnick nuk do ta ketë të mundur të jetë në drejtimin e skuadrës për ndeshjen e ardhshmen ndaj Chelsea, por shpreson të jetë aty për ndeshjen me Arsenal.
Duke ditur se trajnerit të ri të United i pëlqen të luajë më shpejtësi, Sancho, Rashford ose Greenëood do të jenë të preferuarit e tij. Gjithashtu një lojtar që mund të ringjallet me ardhjen e teknikut të ri është edhe holandezi, Van de Beek.
Formacioni i mundshëm i Manchester United nën drejtimin e Rangnick: De Gea, Wan-Bissaka, Maguire, Varane, Shaë, Pogba, Fernandes, Van de Beek, Sancho, Ronaldo, Greenëood. /albeu.com