Kim Jong-Un ka vdekur? Tashmë e thonë edhe mediat kineze

Janë gjithmonë e më të shumta, dhe nga burime të ndryshme, zërat se jeta e diktatorit të Kores së Veriut Kim Jong-Un është në fije të perit, ose ndoshta është tepër vonë.

Por sot burimeve të ndryshme u është shtuar për herë të pare edh një televizion i Hong Kongut, HKSTV, dhe afër pushtetit në Pekin, i cili deklaroi se nga “burime shumë solide” thuhet se Kim Jong-un ka ndërruar jetë, në moshën 36-vjeçare.

Ndërkohë, disa media japoneze si Shukan Gendai nuk konfirmojnë vdekjen, por pohojnë se diktatori gjendet në koma pas komplikacioneve të një operacioni në zemër.

Sipas disa burimeve, ende të pakonfirmuara, lideri koreano-verior u ndie keq gjatë një shëtitje dhe është operuar në zemër. Për koincidencë, edhe i ati Kim Jong Il, vdiq në 2008 nga një infarkt.

Hera e fundit që diktatori ka dalë në publik ka qenë dy javë më parë. Në 2014, ai u zhduk për më shumë se një muaj, duke ngritur shumë spekulime për shëndetin e tij, por më pas doli në skenën politike sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Si do që të jetë ditët në vijim do të shihen me ankth ose shpresë, për arsye të ndryshme, nga e gjithë vendet verilindore të Azisë.


Shtuar 25.04.2020 21:30