Vetëvaret në oborrin e banesës 87-vjeçarja në Maliq

Mëngjesin e sotëm një e moshuar është vetëvarur në oborrin e banesës. Policia bën me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Vloçisht, Maliq, në oborrin e banesës, nga familjarët e saj, është gjetur e vetëvarur shtetasja E. L., rreth 87 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 25.11.2021 11:51