Qytetari i pret rrugën Bashës dhe e vë në siklet: Mos bëni koalicion me LSI!

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi kanë bërë një koalicion parazgjedhor por në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pavarësisht se janë zotuar që të jenë bashkë pas zgjedhjeve, votuesit nuk i kanë harruar “inatet e tyre” të vjetra.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndërsa ishte i pranishëm pasditen e sotme në njësinë nr.10 në Tiranë, ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese.

Ndërkohë, një qytetar i bëri kërkesë që të mos bënte koalicion me LSI-në, pasi, sipas tij, ata e kanë sharë kur ishin në koalicion me PS-në.

Basha iu përgjigj duke i thënë që ta mbante mendjen te familja e tij dhe që të votonte PD-në më 25 prill.

Biseda:

Qytetari: Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë keq kur ishte me PS

Basha: Mbaje mendjen te familja jote dhe te prindërit e tu dhe voto numrin 9 më 25 prill

Qytetari: Atë e di unë, e jap me gjithë zemër

 


Shtuar 6.04.2021 19:16