Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po mbrohen nga vëllezërit binjakë që shërbyen në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan .
Futbollisti, 36 vjeç – i cili nënshkroi për Man United për herë të dytë në gusht – u pa më parë i ruajtur nga vëllezërit në shtator, menjëherë pasi ata u punësuan ndërsa ai përgatitej të udhëtonte në Zvicër me skuadrën për një ndeshje të Ligës së Kampionëve .
Një nga binjakët u pa gjithashtu në fillim të këtij muaji në festën e ditëlindjes të organizuar nga e dashura e tij shtatzënë Georgia Rodriguez për vajzën e tyre Alana Martina, katër vjeç, në Madrid.
Truprojat tani janë zbuluar si vëllezërit Sergio dhe Jorge Ramalheiro, ish-ushtarë që luftuan në Afganistan para se të shkonin për t’u bashkuar me një njësi të mbrojtjes së ngushtë të policisë portugeze që mbronte gjyqtarët dhe politikanët.
Një burim i brendshëm tha për mediat lokale: ‘Sergio dhe Jorge vishen elegante dhe duken shumë normale.
“Ata janë të aftë të përzihen me turmën, por ata janë të shpejtë për të menduar, parë dhe vepruar në momentin e duhur”, thuhet tutje.
Në të kaluarën, Cristiano ka qenë i mbrojtur nga një ish-luftëtar MMA dhe një ish-parashutist elitar.